Ky kanal televiziv transmeton sonte ndeshjen Bjellorusi – Kosovë
Kosova do të zhvillojë sot me fillim nga ora 20:45 ndeshje e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian në Budapest kundër Bjellorusisë.
Pas barazimit pa gola në ‘Fadil Vokrri‘ ndaj Rumanisë, ‘Dardanët‘ do të kërkojnë fitoren e parë në grupin I të kualifikimeve për Evropianin e ardhshëm pikërisht ndaj Bjellorusisë.
Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës do të transmetohet direkt në dy kanalet televizive Klan Kosova dhe Art Sport 1.Kujtojmë se Kosova ka tre pikë në grupin I pas barazimeve me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë.