Ky gjyqtar do të ndaj drejtësinë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës
Kombëtarja e Argjentinës do të përballet të premten me Holandën, në çerekfinalen e Botërorit dhe këtë të mërkurë mësohet se gjyqtari kryesor do të jetë spanjolli Mateu Lahoz, pasi ai është zgjedhur nga FIFA.
Spanjolli do të bëjë paraqitjen e tij të tretë në kompeticion pas paraqitjeve të tij në fitoren 3-1 të Senegalit kundër nikoqirëve të Katarit dhe fitoren 1-0 të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, të dyja në fazën e grupeve.
Mateu Lahoz do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Pau Cebrián dhe Roberto Díaz, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë afrikano-jugori Victor Gomes.