Ky gabim që bëjmë në dush është shkaktari kryesor i akneve në kurriz
Dermatologu i Kendall Jenner-it na tregon çfarë të bëjmë.
Aknet në kurriz mund të jenë një nga problemet më të padurueshme të lëkurës. Të gjithë kanë vuajtur prej tyre në një fazë të jetës dhe askush nuk e di nga se shkaktohen.
Njerëzit madje refuzojnë të flasin për to, sepse është kthyer në kompleks me të cilin duhet të luftojnë çdo ditë, aq më tepër tani që afron i nxehti dhe nuk fshihemi dot më pas golfeve dhe bluzave të leshit.
Për fatin tonë të mirë, edhe Kendall Jenner, ka patur probleme me lëkurën dhe dermatologu i saj është treguar mëse i gatshëm për të ndriçuar mendjet tona me këshilla të vyera.
Christie Kidd ka treguar se i gjithë gabimi qëndron tek radha që ndjekim kur bëjmë dush.
“Ne lajmë flokët, pastaj aplikojmë balsamin dhe ndërkohë që ai bën punën e tij, lajmë trupin. Gjëja e fundit që bëjmë është larja e kokës” – tregon dermatologu, por kjo është e gabuar.
“Ajo që duhet të bëjmë është të lajmë flokët në fillim, të heqim të gjithë balsamin dhe në fund t’i mbledhim me një kapëse për të larë trupin”
Kur lani trupin, nuk duhet të përdorni sfungjerë agresivë. Profesionistët rekomandojnë të lani kurrizin dhe kraharorin me dorë.
Lëreni shkumën të bëjë punën e saj dhe kur të keni mbaruar gjithçka tjetër, lani trupin. Dhe duke parë kurrizin perfekt të Jenner-it, mund të themi që rutina e saj e larjes i ka ndryshuar jetën!