Ky fustan i Luanës kushton hiç më pak se 5500 euro
Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, kujdeset gjithmonë që të duket sa më seksi dhe me stil para publikut.
Ajo për veshjet shpenzon shuma jo të vogla parash, e fustani i kuq me të cilin u paraqit në emisionin e saj kushton më shumë se 5 mijë euro.
Në fakt çmimi i tij është 5.490 euro dhe është i kreatorit të njohur botëror, Alexander McQueen. Ishte faqja “WhatTheyWearin” në Instagram që e kanë publikuar.
Ndryshe Luana përveç me moderim nuk po ndalet edhe duke punuar për këngë të reja. Ajo ka filluar të bëhet e suksesshme edhe në muzikë.