Ky fund, ka fuqinë të ndërrojë 100% pamjen tuaj!
Një nga investimet e kësaj pranvere, do të jetë me patjetër fundi treçereksh. E kemi fjalën për atë që fillon mbi bel dhe përfundon mbi gju.
Ky është modeli i fundit që jo vetëm shkon me gjithçka, por ka fuqinë të ndryshojë look-un tuaj, në varësi të orës apo vendit ku do të shkoni.
Këtë lloj fundi mund ta veshësh në qindra forma të ndryshme, duke nisur që nga atletet dhe një bluzë e bardhë e deri tek takat a çizmet e mbrëmjeve.
Mund të jetë lëkurë, i mëndafshtë apo stof. Rëndësi ka që nuk do të duket kurrë 2 herë njësoj.