Ky është vendimi për ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-shefin e UEFA-s, Michel Platini të akuzuar për korrupsion

Ky është vendimi për ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-shefin e UEFA-s, Michel Platini të akuzuar për korrupsion

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-shefi i UEFA-s, Michel Platini, janë liruar të dy nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë zvicerane.

Prokurorët zviceranë thonë se Blatter organizoi në mënyrë të paligjshme një transferim prej 2 milionë frangash zvicerane në xhirollogarinë e Platinit më 2011, shkruan Periskopi.

Blatter dhe Platini, të cilët u paditën në nëntor, i kanë mohuar akuzat. Nëse do ishin shpallur fajtorë, ata mund të dënoheshin me burgim efektiv deri në pesë vjet, ose gjobë.

Çështja u hap në shtator 2015. Komiteti Etik i FIFA-s nisi një hetim, më pas duke përjashtuar dhe detyruar të dytë të largoheshin nga pozicionet e tyre.

Çështja përqendrohet në një kërkesë për pagesë për punën këshilluese që Platini bëri për presidentin e atëhershëm të FIFA-s, Blatter, mes viteve 1998 dhe 2002.

Prokurorët thanë se Platini kërkoi pagesën mbi tetë vjet pas përfundimit të veprimtarisë së tij këshilluese.

“Me përfshirjen e Blatter-it, FIFA i bëri një pagesë Platinit në shumën e përmendur në fillim të vitit 2011”, u tha nga prokurorët.

Blatter dhe Platini akuzohen për mashtrim, përvetësim, “menaxhimi i pabesë i biznesit” dhe falsifikim dokumentesh. Aktakuza është ngritur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës./Periskopi/

Shpërndaje në: