Ky është vendimi i Fenerbahces për Mërgim Berishën
Mërgim Berisha pritet që të largohet nga Fenerbahce në afatin kalimtar të verës.
Sipas “Fanatik”, klubi nga Superliga e Turqisë tashmë e ka nxjerrë në shitje futbollistin me prejardhje nga Kosova.
Berisha, i cili përfaqëson Gjermaninë, mendohet se nuk ka bindur krerët e klubit të Fenerbahces.
24-vjeçari me klubin turk ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Bazuar në “Transfermarkt”, ish-sulmuesi i Salzburgut në tregun e transferimeve vlerësohet me 7,50 milionë euro.
Për Mërgim Berishën raportohet se kanë shprehur interesim disa klube nga Franca e Gjermania, por që emrat e tyre nuk janë zbuluar ende.