Ky është sondazhi sipas të cilit Vetëvendosje është partia e parë në Kosovë (Dokument)  

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka prezantuar matjet e opinionit publik, për të cilat ka bërë të ditur se janë bërë nga organizata "Ubo Consulting".

Periskopi.com Lajme

Qytetarët janë pyetur se cilën parti do ta votonin, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, shkruan Periskopi.

Në këtë sondazh, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 20.8përqind, pasuar nga PDK me 18.4 për qind e LDK me 16.4 për qind, shkruan Periskopi.

“Ubo Consulting”, sipas Molliqajt, në këtë matje e ka bërë pyetjen edhe se për cilën parti kanë votuar në vitin 2014 ku për PDK-në kanë votuar 26.40 për qind, për LDK-në 18.4 për qind, Vetëvendosje 15 për qind, AAK 11.60 për qind dhe AKR me 16.4 për qind.

Periskopi ju sjell të plotë sondazhin e publikuar sot.

 

Shpërndaje në: