Ky është smartfoni Samsung që paloset dhe futet në xhep

Ky është smartfoni Samsung që paloset dhe futet në xhep

Smartfoni i shumëpritur i shumëpërfolur i palosshëm i Samsungut do të ofrojë funksionalitetin e një tableti bashkë me funksionin ‘multi-tasking’ dhe ekranin e madh.

Telefoni i palosshëm i Samsungut do të jetë një pajisje testuese e kompanisë për të parë se si do të pritet në treg.

“Kur të fillojë shitja e telefonit të palosshëm, do të jetë një treg i kufizuar, por padyshim se do të zgjerohet. Jam i bindur se na duhet një telefon i palosshëm”, ka thënë DJ Koh, një nga shefat e Samsungut, për CNET, transmeton Koha.net.

Sipas raportimit bazuar në intervistën e Kohut, telefoni i palosshëm do të jetë në tregun global dhe “nuk do të zhduket pas gjashtë apo nëntë muajsh pas dorëzimit të tij”.

Tani që të gjithë po përqendrohen në ekrane më të mëdha, edhe Samsungu thotë se telefoni i tij i palosshëm do të ketë ekran që do të tejkalojë 6.5 inç.

Koh ka konfirmuar se pajisja e re e Samsungut do të lansohet më 2018 dhe mund të debutojë në nëntor në Konferencën e Zhvilluesve të Samsungut.

Edhe gjiganti kinez i elektronikës, Huawei, mund të jetë duke përgatitur një pajisje të tillë që pritet ta lansojnë në nëntor.

Shpërndaje në: