Ky është sekreti që ruan të freskëta për shumë gjatë perimet, frutat, mishin dhe peshkun

Ky është sekreti që ruan të freskëta për shumë gjatë perimet, frutat, mishin dhe peshkun

Na ndodh shpesh që të hedhim perime e fruta të cilat janë mykur, janë vyshkur ose janë kalbur. E njëjta gjë na ndodh me mishin e pulës apo peshkun i cili pas një farë kohe ndryshon aromë dhe ne e hedhim poshtë për siguri.

Ekzistojnë disa truke të cilat na ndihmojnë të ruajmë sa më gjatë të gjitha kategoritë e perimeve, frutave, erëzat e freskëta, mishin e peshkun.

Agrumet

Rrjetat në të cilat paketohen agrumet si limonët apo portokajt janë shumë të rrezikshme për gjallesat detare dhe zogjtë, prandaj blijini gjithmonë këto perime në gjendje të lirë. Ju mund t’i mbani ato në temperaturën e dhomës, por pasi të kenë arritur kulmin e pjekjes dhe të jenë pak më të buta, ruajini në frigorifer (e njëjta gjë vlen edhe për avokadot e domatet). Nëse i keni shumë për zemër agrumet, mund t’i prisni në feta, t’i vendosni brenda kubeve të akullit  dhe t’i përdorni në pije.

Sallata

Lajini mirë gjethet e sallatës, thajini dhe më pas mbëshillini me peceta letre ruajini në tasa hermetike për ushuqimin dhe gjethet e saj do të mbeten jeshile e nuk do të vyshken.

Qepët dhe patatet

Qepët dhe patatet duhet të ruhen në një vend të errët për të qenë të freskëta, për shembull brenda një dollapi në një kanistër. Mos i mbani ato në qese plastike në mënyrë që të shmangni mbirjene tyre. Pasi t’i keni prerë, qepët duhet t’i ruani në qese plastike në frigorifer për t’u përdorur edhe një javë.

Kastravecat

Lani kastravecat sapo t’i sillni në shtëpi nga dyqani i fruta-perimeve. Sigurohuni t’i thani mirë pasi uji i tepërt i prish ata. Më pas mbështillni secilin me peceta letre për të parandaluar vyshkjen. Ruajini në frigorifer në një qese të ripërdorshme perimesh.

Mollët dhe bananet

Nëse nuk do t’i hani menjëherë, blijini bananet kur janë ende jeshile dhe mbajini veç frutave të tjera në shportën e frutave. Ato lëshojnë sasi të mëdha të gazit etilen i cili i kalb më shpejt frutat e tjera. Mbajini të ndara nga njëra-tjetra për të dëmtuar prishjen e tyre. Mbajini mollët në një tas frutash të pambuluar dhe mbrojini nga drita direkte e diellit.

Erëzat e freskëta

Një truk i mirë për të ruajtur erëza të freskëta si borziloku për shembull, mund t’i copëtoni gjethet në një procesor ushqimi dhe t’i vendosni në formën që përdorim për të bërë kube akulli së bashku me pak vaj ulliri dhe t’i ruani në ngrirje.

Mishi dhe peshku

Sistemojini mirë në frigorifer mishin dhe peshkun me etiketa ku duket qartë data e futjes në ngrirje, pasi mishi i ngrirë duhet konsumohet brenda tre deri gjashtë muajsh.

Shpërndaje në: