Ky është reagimi i Vedat Muriqit pasi Nora Gjakova fitoi të artën në Lojërat Olimpike
Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ‘Tokio 2020’.
Në finale, xhudistja kosovare arriti ta mposhtë me lehtësi francezen Sarah Leona Cysique, shkruan Periskopi.
Kështu, Nora ia arriti ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
E sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar shpejt në rrjetet sociale, duke postuar një foto të Gjakovës me mbishkrimin:
”Urime Nora Gjakova! Krenaria Jonë” /Periskopi.com/
Urime Nora Gjakova! Krenaria Jonë? ?? #Tokyo2020 pic.twitter.com/bvs0mN7fNP
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) July 26, 2021