Ky është reagimi i Nores pas deklataratës së Leonora Jakupit

Ky është reagimi i Nores pas deklataratës së Leonora Jakupit

Leonora Jakupi mbrëmë ishte e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës ‘Shiko kush Luan”.

Përveç jetës profesionale këngëtarja shpalosi shumë detaje edhe sa i përket jetës private.

Ndër të tjera, padyshim që ajo u pyet edhe për koleget e saj, ku pyetja që iu parashtrua se me cilën këngëtare s’do fliste më mori lumin gjithandej rrjeteve sociale.

Ajo u përgjigj se me Nora Istrefin s’do fliste më meqenëse kjo e fundit ka bërë një gabim të pafalshëm drejt Leonores.

E pas deklaratës së bujshme të Leonores, siç duket Nora s’ka për të shtuar asgjë.

Ajo ka postuar një imazh me kapele duke lënë veç fytyrën jashtë.

Se a pritet të reagojë me ndonjë fjalë Nora kjo mbetet të shihet.

 

Shpërndaje në: