Ky është reagimi i Arianit Ahmetit ndaj FFK-së e cila nuk e certifikoi Gramoz Vokrrin
Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi sot se Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së në kuvendin zgjedhor të 6 prillit.
FFK-ja ka theksuar se Gramoz Vokrrit i është refuzuar aplikimi për kandidim, pasi ka gjetur parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai, me theks të veçantë te nënshkrimet e FC Prishtinës dhe Ulpianës.
Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i ish-zëvendëssekretarit të FFK-së, Arianit Ahmetit.
Ai tha se refuzimi i Gramoz Vokrrit për kandidat për të parin e FFK-së është skandali i radhës nga ky institucion.
Ai i radhiti disa pika, ku sipas tij Gramoz Vokrri është kandidat për kryetar të FFK-së në zgjedhjet e 6 prillit:
1. Nuk ka vendim për themelimin e komisionit për mbarëbajtjën e zgjedhjeve. (Thuhet është marrë nga KE me datën 02.03.2022, i cili nuk është publikuar asnjëherë).2. Vendimi i këtij komisioni nuk përbanë emrat e antarëve të tij. 3. Thirren në pa-vlefshmërin e fletënënshkrimeve të z. Rahman Haradini dhe z. Artan Osmani ndërsa çuditërisht fshehet faktet se LRF-Prishtina me datën 04.03.2022 po të njejtëve ju dërgon email duke konfirmuar se janë delegat dhe se kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të tyre.
4. Thirren se Kryetar i KF Ulpiana është Abedin Salihu e jo Bujar Shabani, duke fshehur faktet dhe dëshmitë se Abedin Salihu me datën 20.12.21 me Nr.pro: 1-033-76876 ka dërguar në Komunën e Lipjanit letrën e dorëheqejes së parevokueshme nga posti i Kryetarit të KF Ulpiana, dhe pas kësaj dorëheqje të gjitha kompetencat ushtron Nënkryetari z. Bujar Shabani.
5. Thuhet se nuk ka dëshmi se z.Gramoz Vokrri nuk i asocuar në njërën nga anëtarët e FFK-së. • z. Gramoz Vokrri është i asocuar dhe posedon vendimin të cilin e ka prezentuar me tërë dokumentacionin në FFK.
6. Ky komision fantom, thotë : Në bazë të fakteve kandidati Agim Ademi i plotëson kushtet e parapara me Nenin 24 të FFK-së.