Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për vitin 2022
Kompania globale e lëvizshmërisë ECA International ka publikuar listën vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong Kongu kryeson në vendin e parë. Kompania e përpilon listën bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase.
Ky është viti i tretë me radhë që Hong Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë.
Azia mund të quhet me plot bindje kontinenti më i shtrenjtë, me pesë qytete në Top 10-shen e listës – Hong Kong, Tokio, Shangai, Guangzhou dhe Seul.
Qyteti më i shtrenjtë në Evropë është Gjeneva e Zvicrës, e cila ishte në vendin e tretë pas Hong Kongut dhe Nju-Jorkut. Nju-Jorku ishte i vetmi qytet i Amerikës së Veriut që u rendit në dhjetëshen e parë.
20 qytetet më të shtrenjta në botë:
1. Hong Kong
2. Nju-Jork
3. Gjenevë
4. Londër
5. Tokio
6. Tel Aviv
7. Zyrih
8. Shanghai
9. Guangzhou
10. Seul
11. San Francisco
12. Shenzhen
13. Singapor
14. Pekin
15. Jeruzalem
16. Bern
17. Yokohama
18. Copenhagen
19. Oslo
20. Taipei