Ky është propozimi i prokurorit special për paraburgimin e Naser Hafizit – DOKUMENT
Gjykata e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi, i cili u arrestua në Aeroportin e Prishtinës. Pas aksionit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u zbuluan parregullësi të shumta në ministrinë që udhëhiqet nga Librn Aliu, shkruan Periskopi.
Periskopi ka arritur të siguroj propozimin e Prokurorit special që Hafizi të qëndroj për një muaj në paraburgim.
Hafizi, dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.
Ai nuk u gjet të martën në vendin e tij të punës kur Policia e Kosovës zhvilloi një bastisje në Ministrinë e Mjedisit, e as në shtëpinë e tij dhe ndaj tij u lëshua urdhër arrest.
Hafizi është arrestuar porsa ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës.
Hafizi dyshohet për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” me rastin e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.