Ky është pronari i furrës në Gjilan që humbi jetën nga goditja e kamionit

Ky është pronari i furrës në Gjilan që humbi jetën nga goditja e kamionit

Furra “Vëllezërit Çoçaj” ka njoftuar se në aksidentin tragjik në Gjilan ka humbur jetën pronari i saj, Qerim Çoçaj.

“Njoftojme te gjithe qytetare dhe te afermit tane qe sot nga nje aksident tragjik nderroi jete Qerim Cocaj pronari i furres Vellezerit Çoçaj ne Gjilan…Krenar gjithë jetën …. Ishe dhe do të mbetësh shembull për të gjithë..”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka folur nga Emergjenca e këtij qyteti duke dhënë detaje nga tragjedia që ndodhi në Gjilan.

Sipas Hazirit, deri tani ka vdekur një qytetar dhe janë të lënduar 14 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Deri tash e kemi një të vdekur, kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetar jashtëzakonisht të ndershëm, zotëri Qerim Çoqaj.  14 janë me lëndime, dy prej të cilëve janë më serioze sipas raporteve mjekësore. Dy janë përcjell në qendrat emergjente në Prishtinë.  Një kamion i Prishtinës ka humbur frenat dhe ka shkaktuar këtë aksident tragjik”, ka thënë Haziri./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: