Ky është pozicioni ideal i gjumit; të gjitha përfitimet që sjell për shëndetin tuaj
A jeni rrotulluar ndonjëherë në shtrat duke u përpjekur të përcaktoni se cili është pozicioni më i mirë për të fjetur? Disa njerëz tashmë e kanë përcaktuar përgjigjen e kësaj pyetjeje, por për shumë, dyshimi del në çdo kohë që kanë vështirësi për të fjetur gjumë.
Dr. John Douillard, pas studimeve të shumta ka zbuluar se pozicioni ideal për të fjetur mirë është ai në anën e majtë.
Fjetja në shpinë nuk është e mirë pasi vendos shumë presion në pjesën e sipërme të shpinës dhe në pjesën e formave tuaja, dhe lë pjesën tjetër në një gjendje të pezull që është e dëmshme në afat të gjatë. Po ashtu, duke fjetur në stomak, shtypni edhe shpinën dhe qafën. WebMD shton se gjumi në anën e majtë është më e miri në sigurimin e rrjedhës optimale të ajrit në mushkëri.