Ky është polici që mbeti i plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë

Ky është polici që mbeti i plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë pasditen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Raportohet se personi i plagosur është zyrtarë policorë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i cili mbeti i plagosur në Fushë Kosovë është Misin Krasniqi – i cili thuhet se ishte kalimtar rasti dhe jashtë detyrës zyrtare.

Nga informacionet e para, thuhet se polici u qëllua aksidentalisht gjatë përleshjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’.

Polici po vazhdon të trajtohet në spital, thuhet se ai është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje në: