Ky është personi që plagosi kryeministrin e Sllovakisë, Robert Ficos

Ky është personi që plagosi kryeministrin e Sllovakisë, Robert Ficos

Njeriu që kreu një sulm me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico është shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula.

 

 

Një burim nga policia e ka konfirmuar këtë informacion për portalin sllovak SME.

Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.

Kujtojmë se Fico u qëllua pas mbledhjes së qeverisë në Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të Bratislavës.

Atentati ka ndodhur kur i pari i qeverisë sllovak ka shkuar të takojë mbështetësit që ishin mbledhur para Shtëpisë së Kulturës.

Sipas informacioneve, kryeministri është qëlluar me disa të shtëna në gjoks dhe në bark. Ai u dërgua me helikopter në spital dhe sipas mediave sllovake gjendja është shumë e rëndë. Qeveria sllovake ka njoftuar se jeta e Ficos është në rrezik.

Dalin pamjet kur kryeministri i Sllovakisë dërgohet në spital, gjendja e tij është shumë e rëndë

Shpërndaje në: