Ky është parfumi që përdorin motrat Kardashian
Kim, Kourtney dhe Khloé Kardashian do të sjellin një koleksion me tre parfume – KKW Fragrance Diamond Collection – që vjen në emrat Diamond Kim, Yellow Diamond Kourtney dhe Pink Diamond Khloé
Ato po punojnë prej kohësh për të kuruar parfumin që përputhet me shijet dhe personalitetin e tyre.
Motrat Kardashian zbuluan për Marie Claire si nisi bashkëpunimi.
“Nuk kemi punuar së bashku prej kohësh. Puna me parfumet kërkon një kohë të gjatë për t’u lansuar sepse frymëzohet nga emocionet. Kështu që mendova që ku ka më mirë sesa ta bëj këtë punë me motrat e mia,” u shpreh Kim.
Po ç’aromë përdor secila?
Khloé zbuloi se Kim preferon parfumet që përcjellin ndjenjën e pasurisë. Hm, e çuditshme, apo jo. Kourtney mban aromë vanilje, ndërsa Khloé një përzierje të jaseminit, tuberozës dhe jargavanit.
Përsa i përket parfumit të tyre të parë, Kim dhe Khloé përmendin Thierry Mugler Angel, ndërsa Kourtney Estée Lauder Youth-Dew.
Angel vjen si përzierje e aromave si pjepri, arra e kokosit, portokalli, jasemini dhe ananasi, ndërsa Youth Dew është një parfum me erë të lehtë, përbërë me aromë portokalli, pjeshkë, kanellë, karafil, orkide, jasemin dhe vanilje.
https://www.instagram.com/p/B4nflrMgpN_/?utm_source=ig_web_button_share_sheet