Ky është parfumi më i shtrenjtë në botë

Ky është parfumi më i shtrenjtë në botë

Në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, u krijua së fundmi parfumi më i shtrenjtë në botë

Ai quhet Shumukh – “që meriton më të lartën, më madhështoren” përkthyer nga gjuha arabe – dhe kushton 1,295,000 dollarë.

Shumukh është pjesë e linjës së parfumeve “The Spirit of Dubai” nga marka luksoze Nabeel. Parfumi gjigant peshon 3 litra dhe është produkt i tre viteve studime dhe 494 provave.

Ai vjen në një shishe kristali, i stolisur me skifter ari, kuaj arabë, trëndafila dhe një glob me 3,571 diamante – 38,55 karat në total.

Gjithashtu nuk mungojnë perlat, dy kilogramë ari 18 karatësh dhe pesë kilogramë argjend i pastër.

Parfumi përban aromën e drurit të sandalit, myshkut, trëndafilit dhe patchouli-t (bimë aromatike e ngjashme me menten) dhe mund të përdoret edhe nga burrat edhe nga gratë.

Momentalisht, ka thyer dy rekorde Guinness: për shishen më të madhe dhe për parfumin më të shtrenjtë në botë.

Shpërndaje në: