Ky është parashikimi i motit për sot, paralajmërohen reshje shiu

Ky është parashikimi i motit për sot, paralajmërohen reshje shiu

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, veçanërisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Reshjet në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 14°C.

Shpërndaje në: