Ky është paralajmrimi i Pogbas për kombëtaren

Ky është paralajmrimi i Pogbas për kombëtaren

Ylli francez do Europianin dhe kërkon përqëndrim të madh, gjithçka tjetër është dështim

Pol Pogba i trembet faktit se Franca e tij mund të mos fitojë kamponatin evropian dhe u ka dhënë një mesazh të fortë shokëve të skuadrës.

Ylli i “Gjelave” e di që kombëtarja ka mjaft cilësi, sidomos tani që me grupin u rikthye edhe Karim Benzema pas gjashtë vitesh.

Ne kemi një ekip Play Station, por i tillë do të mbetet nëse nuk nuk fitojmë një trofe.

Të jemi kampionë bote dhe të kemi një ekip si ky, nga ne pritet që të bëjmë edhe më shumë.

Duhet të qëndrojmë të përulur. Ne degjojmë shumë por duhet të jemi me këmbë në tokë.

Franca është një nga favoritet për ta fituar trofeun dhe mbi ta është presioni i të qenit edhe kampionë bote.

Skuadra ka mundësinë që të shlyejë gabimin e bërë në vitin 2016, kur ata shpërdoruan shansin për të fituar Europianin në shtëpinë e tyre, duke humbur 1-0 me Portugalinë në finale.

Te gjelat ka talente të tillë si Kylian Mbappe, N’Golo Kante, apo Antoine Griezmann.

Kjo shpjegon qartë se përse Pogba ndien presionin .

Franca bën pjesë në Grupin F, i cili quhet grupi i vdekjes, ku do të përballet edhe me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë.

Shpërndaje në: