Ky është orari i ri i ndeshjeve të Superligës së Kosovës
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e radhës kampionale.
Pas pushimit dyjavor për shkak të kombëtareve, elita e futbollit kosovar rikthehet me ndeshjet e xhiros së 27-të.
Ballkani dhe Gjilani do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Të gjitha përballjet e kësaj jave do të zhvillohen ditën e shtunë, me një orar të ri, për dallim nga ndeshjet e kaluara.
Takimet e Superligës së Kosovës nga kjo javë do të luhen me fillim nga ora 15:00, ndërsa më parë janë luajtur dy orë më herët.
Çiftet dhe orari i plotë:
E SHTUNË:
Ballkani 15:00 Gjilani
Drita 15:00 Drenica
Llapi 15:00 Malisheva
Prishtina 15:00 Trepça ‘89
Dukagjini 15:00 Ferizaj