Ky është numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm sonte në ‘Fadil Vokrri’

Ky është numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm sonte në ‘Fadil Vokrri’

Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombëve për këtë edicion ndaj Qipros.

Djelmoshat e Alain Giresse sonte duhet të tregojnë vetën në ‘Fadil Vokrri’ dhe të dalin me fitore nga kjo përballje, shkruan Periskopi.

‘Dardanët’ kërkojnë që me fitore të mbeten ende në Ligën C’ e të mos bien nga ajo.

Greqia do ta mbyll këtë edicion si lidere në grupin e 2’të me 12 pikë me Kosovën që ka gjashtë, Irlanda e Veriut dhe Qipron me nga pesë.

Kështu, sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pritet të jenë rreth 10 mijë tifozë kosovarë, ku dihet se stadium ka gjithsej 13.500 ulëse./Periskopi/

 

Shpërndaje në: