Ky është ndryshimi më i ri që ka bërë Twitter

Ky është ndryshimi më i ri që ka bërë Twitter

Për herë qëkur shërbimi debutoi në vitin 2006, Twitter ka rritur limitin e numrit të karaktereve në “cicërima” nga 140 në 280.

Ndryshimi aktualisht është i pranishëm vetëm te një numër i vogël përdoruesish, para publikimit të tij global

Në njoftimin e tij, Twitter ka bërë të ditur se limiti prej 140 karaktereve shpesh ka krijuar probleme për përdoruesit, sidomos të atyre që përdorin gjuhën angleze, të cilët janë detyruar që publikimet e tyre t’i ndajnë shpesh në dy komente e më shumë.

Këtë problem nuk e kanë përdoruesit nga Azia, pasi që natyra e gjuhës së tyre mundëson që të mos përdoren të gjitha 140 karakteret.

Për këtë arsye, Twitter vendosi të pamundësojë rritjen e limitit në 280 karaktere për përdoruesit në Kinë, Japoni dhe Kore, të cilët do të mbajnë limitin deri në 140 karaktere. Të gjithë të tjerët do të bëhen me shtesën e limitit në 280 karaktere për komente.

Shpërndaje në: