Ky është mëngjesi perfekt nëse doni të ndiheni të ngopur dhe të humbni peshë
Ekspertët e ushqimit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë më shumë kos në vaktin e parë të ditës, janë më të predispozuar të humbasin në peshë. Kosi është shumë i pasur me proteina dhe përmban pak kalori. Ideja e të ngrënit kos çdo ditë për të rënë në peshë, tingëllon pak e mërzitshme, sidomos për njerëzit që rendin pas larmisë.
Megjithatë, kosi nuk ka përse të jetë i mërzitshëm, nëse atë e shoqëroni me fruta dhe drithëra. Këtu përfshihet tërshëra, boronicat dhe erëzat e ëmbla.
Në vazhdën e recetave të shëndetshme për një mëngjes të shijshëm, por edhe të pasur në vlera, AgroWeb.org ju rekomandon recetën e kosit me banane dhe kanellë.