Ky është lëngu që zgjidhë problemin e thartirës në lukth

Ky është lëngu që zgjidhë problemin e thartirës në lukth

Nuk është mirë kur keni tepër, por nuk është mirë as kur keni tepër pak. Thartira e lukthit i është e domosdoshme organizmit tuaj, mirëpo në sasi të vërteta.

Kjo është mënyra se si të përcaktoni se a është thartira e lukthit tuaj tepër e dobët dhe si ta zgjidhni këtë problem.

Mungesa e thartirës së lukthit apo dobësia e saj çojnë në pamundësinë që të zbërtheni proteinat, andaj ato shkojnë në zorrën e vogël si fragmente të proteinave në vend të aminoacideve.

Kjo çon deri në një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë fryrjen, gazrat, ndjeshmërinë ndaj disa ushqimeve dhe dhembjet.

Pos kësaj, kur mungon kjo thartirë ndodh edhe absorbimi i pamjaftueshëm i vitaminës B12 për ç’shkak jeni vazhdimisht të lodhur.

Mjekësia alternative propozon të hani sallatë nga panxhari i kuq apo të pini disa lugë të lëngut të tij.

Nëse pas kësaj urina ju është e tejdukshme, do të thotë që keni sasi të mjaftueshme të thartirës dhe që mirë po e bën punën e vet. Nëse ndryshon ngjyrën drejt së kuqes, do të thotë që thartira ju është e dobët.

Në rast që urina juaj është bërë e kuqe apo rozë, mund të ndërmerrni dy gjëra.

1. Të pini dy gota ujë 15 deri 30 minuta para se të hani ushqim. Kjo lukthit tuaj do t’i japë mbështjellës plotësues i cili do ta mbrojë nga thartira.

2. Para ngrënies pini pak uthull organike të mollës të përzier me ujë në mënyrë që të ulni nivelin e thartirës. Në një gotë të plotë qitni në lugë të vogël uthull, dhe kjo është e gjitha që duhet të bëni. /Telegrafi/

Shpërndaje në: