Ky është klubi ku mund të përfundojë Mustafi këtë verë

Ky është klubi ku mund të përfundojë Mustafi këtë verë

Mustafi mund t’i bashkohet Etrit Berishës dhe Mërgim Vojvodës te Torino.

Shkodran Mustafi është lojtar i lirë, pasi u largua nga Schalke në fund të sezonit dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri për të sezonin e ri, që ka nisur në shumicën e ligave kryesore.

Serie A mund të jetë destinacioni i ardhshëm i ish-mbrojtësit të Sampdorias.

Genoa është një opsion, por ky klub është i interesuar më shumë për Maksimovic.

Torino është klubi tjetër më i interesuar për Mustafin dhe TMW po lëviz për të siguruar shërbimet e tij.

Gjithashtu raportohet se Adana Demirspor në Turqi i ka bërë një ofertë Mustafit.

Ishit të Arsenalit duket se nuk i mungojnë ofertat, ka disa ditë kohë që të vendosë se ku dëshiron të vazhdojë karrierën.

Shpërndaje në: