Ky është klubi i parë anglez që lejon faljen e Bajramit në stadiumin e vet

Ky është klubi i parë anglez që lejon faljen e Bajramit në stadiumin e vet

Blackburn Rovers është bërë klubi i parë anglez që ka lejuar besimtarët myslimanë ta falin Bajramin e Fitrit në stadiumin e tyre.

Qindra prej tyre ishin të pranishëm në “Ewood Park”, ku edhe e kryen obligimin e tyre fetar.

Ahmed Khalifa, një mysliman nga Sudani e i shpërngulur në Blackburn të Anglisë, u shpreh shumë i lumtur pasi kishte parë numrin e madh të besimtarëve që kishin shkuar ta falin Bajramin.

Veprimi i ish-kampionit anglez ka ngjallur simpatinë virale të myslimanëve, të cilët e kanë përgëzuar këtë klub për veprimin e ndërmarrë.

Shpërndaje në: