Ky është ilaçi natyral që do t’jua largojë problemin e hemorroideve përgjithmonë

Ky është ilaçi natyral që do t’jua largojë problemin e hemorroideve përgjithmonë

Janë të shumtë ata njerëz që kanë probleme dhe dhimbje si pasojë e hemorroideve, e shpeshherë nuk dëshirojnë të shkojnë te mjeku dhe e presin momentin e fundit.

Mu për këtë arsye, ne ju sjellim ilaçin natyral, i cili me siguri se do t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Përbërësit:
300 gramë të bimës bar veshi (lat. Sempervivum tectorum), gjethe të pastra
1 limon të pastruar e hidhni në ujë me një lugë sodë të bukës, duhet të qëndrojë për një orë
750 gramë mjaltë livadhesh

Përgatitja:
Kur limoni të ketë qëndruar, duhet ta shpëlani mirë, ta preni në rriska dhe ta bluani së bashku me bimën. Pas kësaj, do të fitoni një masë të cilën duhet ta kulloni përmes garzës dhe ta hidhni në mjaltë. Masën përziejeni me lugë prej drurit.

Ju nevojitet një kavanoz i madh dhe i pastër, sepse nga kjo përzierje do të fitoni një ilaç që peshon rreth 1,2 kilogramë. Kavanozin me ilaç ruajeni në frigorifer. Çdo mëngjes, në lukth të thatë, merrni nga një lugë të përzierjes. Përdorni vetëm lugë prej drurit. Kjo sasi do t’ju zgjasë për rreth një muaj, e më gjatë as nuk keni nevojë, sepse hemorroidet do të zhduken.

Shkopinj nga bima
Për këta shkopinj, që përdoren në mënyrë anale, nevojitet të bluani bimën dhe ta përzieni me yndyrë të trashë. Jepuni formë të shkopinjve, apo si dihen në popull edhe si “qirinj”, më pas i ngrini. Përdorni një deri tre të tillë në ditë.

Çaj për shërimin e hemorroideve
Rreth 20 gramë kopër i përzieni me 2 dl ujë të vluar. Çajin e konsumoni njëherë në ditë. Gjatë shërimit të hemorroideve duhet të keni kujdes edhe për ushqimin. Shmangni ushqimin pikant dhe atë të erëzuar, si dhe pakësoni kafenë dhe pijet e ngjashme, ndërsa alkoolin shmangeni në tërësi.

Shpërndaje në: