Ky është ilaçi më i mirë natyral për mëlçinë, humbjen e peshës dhe për yndyrën në gjak
Është një pije e butë dhe natyrale, plotësisht e sigurt për përdorim, prandaj është edhe një ushqim i përshtatshëm për tu ushqyer që nga mosha e hershme deri në pleqëri.
Bëhet fjalë për hirrën. Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e nënës, hirra mund të përdoret si zëvendësues i qumështit në dietën e foshnjave.
Hirra është një nënprodukt i prodhimit të djathit dhe jogurtit dhe përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit me sasi të madhe të vitaminave B dhe E.
Për të ndjerë efektin maksimal të këtij lëngu të çmuar që stërgjyshet dhe gjyshet tona e përdornin si ilaç, konsumoni gjysmë deri në një litër hirrë në ditë. Është mirë ta pini në mëngjes me stomakun bosh, por mund ta pini edhe gjatë ditës.
Ky ilaç i fuqishëm ka edhe anën e tij modeste pasi nuk është aspak i shtrenjtë.
Kjo pije e thjeshtë përmban beta-laktoglobulinë, e cila furnizon trupin me aminoacide të quajtura BCAA, të cilat ndihmojnë me sëmundjet e avancuara të mëlçisë dhe ndihmojnë pacientët me cirrozë të jetojnë më gjatë dhe më mirë. Nëse dëshironi të pastroni mëlçinë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të merrni një gotë hirrë.