Ky është gjyqtari shqiptar që do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Itali – Turqi
Gjyqtari shqiptar, Enea Jorgji do të ndaj drejtësinë në ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Turqisë.
Kombëtaret do të takohen nesër me fillim nga ora 20:45, shkruan Periskopi.
Asistentë në këtë duel do të jenë poashtu shqiptarët: Juxhin Xhaja dhe Ilir Tartaraj.
Gjyqtari i katërt i ballafaqimit do të jetë Dojando Myftari.
Kombëtarja e Italisë dhe Turqisë nuk janë kualifikuar për Kupën e Botës 2022, pasi u mposhtën nga Maqedonia e Veriut dhe respektivisht Portugalia.