Ky është fruti i thatë që ul nivelin e kolesterolit në gjak më shpejt sesa ilaçet

Ky është fruti i thatë që ul nivelin e kolesterolit në gjak më shpejt sesa ilaçet

A mundet që një vakt me arra Brazili të ulë nivelin e kolesterolit më shpejt sesa ilaçet statinë dhe ta mbajë atë normë edhe pas një muaji? Ky ishte një nga zbulimet më të çmendura që kam parë ndonjëherë.

Studiuesit (ku tjetër përveçse në Brazil?) u dhanë dhjetë burrave dhe grave një vakt të vetëm që përmbante nga një deri në tetë kokrra arra Brazili. Çuditërisht, krahasuar me grupin që nuk kishin ngrënë fare arra, vetëm një vakt me arra Brazili përmirësoi pothuajse menjëherë nivelet e kolesterolit. Niveli i kolesterolit të keq LDL ishte ulur me njëzet pikë vetëm nëntë orë pas ngrënies së arrave të Brazilit. Edhe ilaçet nuk japin efekt kaq shpejt.

Ja dhe pjesa më e çmendur: Studiuesit u kthyen pas tridhjetë ditësh dhe matën kolesterolin e pjesëmarrësve në studim. Edhe një muaj pas ngrënies së një vakti të vetëm me arra Brazili, niveli i kolesterolit të tyre vazhdonte të ishte i ulët.

Zakonisht, kur një studim botohet në literaturën mjekësore duke treguar rezultate kaq mbresëlënëse, mjekët presin përsëritjen e rezultateve përpara se të ndryshojnë praktikën klinike dhe t’u rekomandojnë diçka të re pacientëve, veçanërisht nëse studimi është kryer vetëm në dhjetë subjekte dhe rezultatet janë kaq të pabesueshme për të qenë të vërteta. Por kur ndërhyrja është e lirë, e thjeshtë, e padëmshme dhe e shëndetshme (bëhet fjalë vetëm për katër arra Brazili në muaj) atëherë, sipas mendimit tim, prova quhet e suksesshme dhe s’ka pse të ketë kundërshtime. Kjo mund të merret si e mirëqenë derisa nuk provohet e kundërta.

Edhe pse ngrënia e tyre në sasi të mëdha nuk është e këshillueshme. Arrat e Brazilit janë shumë të pasura me mineralin selenium dhe ngrënia e tyre çdo ditë mund të rrisë sasinë e tolerueshme të seleniumit në trupin tuaj. Megjithatë, nuk keni pse të shqetësoheni për këtë nëse hani vetëm katër kokrra arra Brazili në muaj.

Shpërndaje në: