Ky është departamenti ku po zhvillohet bastisje nga Krimet Ekonomike pranë ministrisë së Mjedisit (VIDEO)
Periskopi ka raportuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike po zhillon një aksion të bastisjes në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Burimet e Periskopit bëjnë me dije se cak i bastisjes është Departamenti ‘’Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore’’.
Ushtrues detyre i këtij departamenti është Naser Hafizi.
Akoma nuk dihen dyshimet e ngritura dhe arsyeja e zhvillimit të aksionit brenda hapësirave të ministrisë.
Pamje nga ATV