Ky është 37 vjeçari që u vra sot në Gjilan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit kanë filuar.
Sipas Sinjalit viktima është 37-vjeçari, Sokol Osmani.
Sipas informacioneve të para, ai është gjetur i shtrirë në një skaj të rrugës “Mërgimtarët e Gjilanit”.
Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet nga emergjenca në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e dyshuar në lihje me këtë rast ende nuk janë arrestuar.
Ndërkaq, nga Policia kanë bërë të ditur se njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.