Ky është 26 vjeçari që vdiq pas therjes me thikë në Prizren
Pasditen e sotme ka ndërruar jetë 26 vjeçari nga Prizreni i cili u hodh nga një veturë në lagjen Bazhderhane të shtunën në mbrëmje
Viktima ishte i plagosur rëndë. Siç raporton policia, nga lëndimet e marra nga një thikë nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve dhe ka vdekur të dielen rreth orës 21:00 në repartin intensiv në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Insajderin se personi i dyshuar tashmë është arrestuar.
Gazeta mëson se viktima që u ther me thikë ishte Auron Thaqi, 26 vjeçar./insajderi