Ky duhet të jetë fundi i Pirlos, Juventusi mposhtet edhe nga Benevento
Juventusi ka pësuar një prej humbjeve më të rënda, jo për shkak të rezultatit të thellë, por për shkak të natyrës, shkruan Periskopi.
Kjo pasi ‘Zonja e Vjetër’ është mposhtur në terren të vetë nga Benevento.
Biankonerët humbën 1-0, falë një goli nga Gaich në minutën e 69-të. Kjo është një disfatë thjesht katastrofike për Andrea Pirlon, i cili vështirë se do të mund ta arsyetojë veten pas kësaj.
Pas kësaj disfateje, Juve mbetet në kuotën e 55 pikëve në pozitën e tretë, ndërsa Benevento grumbullon 29 dhe zë pozitën e 16-të. /Periskopi.com/