Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit.

Çaji me gjethe ulliri është një aleat i mirë kundër kollës së thatë, gripit, infeksioneve virale të mushkërive, tuberkulozit, meningjitit, hepatitit B, dhe bronkopneumonisë, shkruan “Living”, transmeton lajmi.net.

Ai është gjithashtu një ndër trajtimet më efektive në raste se vuani nga infeksionet kronike të traktit urinar.

Përbërësit aktivë dhe esencialë të gjetheve të ullinjve fuqizojnë sistemin imunitarë , rrisin energjinë dhe luftojnë mikrobet e parazitët.

Një efekt surprizë i këtij çaji është të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak, ndaj këshillohet të konsumohet më së shumti nga diabetikët.

Gjethet kanë veti rrudhëse, tonike dhe kundër temperaturës së lartë.

Përgaditja:

Në një enë shtoni rreth 200-300 ml ujë dhe vendoseni në zjarr. Pasi të ketë vluar shtoni  20 deri 25 gjethe të thara të ullirit.

Uji së bashku me gjethet duhet të vlojë sërish për 4-5 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Living ju këshillon që çajin ta pini të ngrohtë pasi të shtoni lëng limoni ose mjaltë organik.

Kujdes me sasinë që doni të pini, mjekët rekomandojnë jo më shumë se 3 tri gota në ditë.

Shpërndaje në: