Ky bakter vdekjeprurës gjendet në lëkurën e çdo personi

Ky bakter vdekjeprurës gjendet në lëkurën e çdo personi

Staphylococcus epidermidis, një i afërm i ngushtë i MRSA, është i njohur si një shkaktar i infeksioneve të rrezikshme për jetën pas operacionit.

Shkencëtarët morën mostra nga pacientët të cilët kanë qenë të infektuar pas operacionit në gju dhe i krahasuan me lëkurën e vullnetarëve të shëndetshëm.

Ata krahasuan gjenomin komplet të baktereve nga mostrat e marra dhe kështu kanë identifikuar gjenin 61 që lejon përndryshe bakterin e padëmshëm nga lëkura të shkaktojë sëmundjen nga e cila njeriu mund të vdesë.

Shkencëtarët shpresojnë për të gjetur se pse disa nga llojet e këtij bakteri nën kushte të caktuara shkaktojnë sëmundje, e cila në të ardhmen do të mundësonte identifikimin se cilët pacientë janë më në rrezik të shpërthimit të infeksionit pas operacionit.

Një numër i vogël njerëzish të shëndoshë bartnin bakteret në një nga format më vdekjeprurëse, pa qenë në dijeni të tij.

Gjenet që shkaktojnë vdekshmëri, ndihmojnë bakteret të rriten në gjak dhe t’i shmangen sistemit imunitar dhe të bëhen rezistente ndaj antibiotikëve, shkruan revista “Communications Nature “.

Infeksioni i stafilokokut është shkaku i vdekjes së një të tretës së popullsisë në Britaninë e Madhe.

Sam Sheppard, drejtor i bio-informatikës në Qendrën Milner, i cili drejtoi studimin, thotë se bakteret janë aq të përhapura, sa mund të ndryshojnë shkëmbimin e ndërsjellë të gjeneve.

 

 

Shpërndaje në: