As ky aplikacion nuk i shpëtoi prekjes nga virusi
Më shumë se dy milionë njerëz në ditë e përdorin aplikacionin e popullarizuar për pastrimin e memories CCleaner, por ky i fundit tashmë është prekur nga malware.
CCleaner, i cili nga Google Play Store është shkarkuar 50 milionë herë, është prekur nga virusi, i cili sulmon sistemin operativ Android.
Aplikacioni, pronar i të cilit është Avast, ka vërejtur këtë gabim kah mesi i shtatorit dhe ka kërkuar falje nga përdoruesit e tij.
“Vlerësojmë se rreth 2,27 milionë njerëz kanë përdorur softuerin e infektuar. Kemi zgjedhur problemin dhe shpresojmë se nuk u kemi shkaktuar dëme të mëdha përdoruesve”, thotë kompania.
Ndryshe, kodi malicioz ka tentuar të lidhë kompjuterët e prekur me domenet e regjistruar.