Kuvendi punë pak e shpenzime shumë, hapet tenderi 40 mijë euro për ta furnizuar parlamentin me perde e tepihe
Ndonëse ky sesion pranveror i Kuvendit, u cilësua më i dobët se ai paraprak nga deputetët e partive opozitare dhe hulumtuesit që merren me Kuvend, për shkak të neglizhencës së deputetëve të mazhorancës, Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi ka hapur tender për furnizim me tepisona dhe perde.
Vlera e parashikuar e këtij tenderi në e-prokurimi është 40 mijë euro.
Gjersa afati për dorëzimin e ofertave/kërkesave për pjesëmarrje nga kompanitë është deri më 20 gusht.
Ditë më parë, partitë opozitare kanë kritikuar deputetët e mazhorancës së të njëjtit kanë dështuar edhe në Kuvend, ashtu siç kanë dështuar edhe në Qeveri.
Partia Demokratike e ka quajtur dështim sesionin pranveror të Kuvendit, përderisa Lidhja Demokratike ka thënë se kjo legjislaturë nuk mund të quhet e suksesshme sepse mazhoranca në Kuvend duke ju nënshtruar Qeverisë ka shkelur 10 herë Kushtetutën e Kosovës.
Ndërsa AAK ka deklaruar se Kuvendi nisi dhe u mbyll me dështim.