Kuvendi i Kosovës të hënën shqyrton projektbuxhetin për vitin 2025
Kuvendi i Kosovës të hënën pritet të mbajë seancë plenare.
Aty do të diskutohet për buxhetin e Kosovës për vitin 2025, derisa Kuvendi ka njoftuar se seanca fillon nga ora 10:00.
“1 . Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.” – thuhet në njoftim.
Ndryshe, opozita ka deklaruar se nuk do ta votojë buxhetin e parashikuar prej 3.6 miliardë euro.