Kuvendi i Kosovës këtë jave mban dy seanca
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të enjten dhe të premten të mbahen dy seanca.
“Të enjten do të mbahen dy seanca, njëra është vazhdim i seancës së kaluar dhe tjetra, seancë e re, natyrisht me pikat e rendit të ditës që nuk kanë mundur të përfundohen në seancat e kaluara. Të premten, ka debat për 3 vjet qeverisje, në 11:00
Kërkesë zyrtare për seancë për shpërndarje të Kuvendit nuk ka, ka vetëm seancë për debatin mbi 3 vjet qeverisje të qeverisë së vendit.
“Jemi gati ta mbështesim shpërndarjen e Kuvendit, rrjedhimisht zgjedhjeve të reja, nëse ka shumicë në Kuvend. Nuk ka kuptim të mbështetet vetëm një grup parlamentar-opozitar, nëse kemi një opozitë të bashkuar, do ta trajtojmë me seriozitetin më të madh”, ka thënë Kusari-Lila