Kuvendi e shpërblen me kontratë kompaninë që i pagoi punëtorët më pak se paga minimale
Kuvendi i Kosovës i ka dhënë tender të negociuar kompanisë “Shafberger”, të cilës të enjten, 14 nëntor, i ka skaduar kontrata për mirëmbajtjen higjienike dhe teknike të objektit.
Tenderi i është dhënë për gjashtë muaj dhe peshon 80 mijë euro.
Sipas tenderit të ri, pagat e punëtorëve do të jenë minimumi 400 euro.
Njëjtë kishte marrë tender të negociuar kjo kompani edhe herën e kaluar, në maj. Tenderin për angazhimin e një kompanie të mirëmbajtjes pas 14 nëntorit, Kuvendi i pati hapur në gusht, por aty ka ofertuar vetëm “Shafberger” dhe para dy javëve Kuvendi e ka anuluar procedurën e prokurimit, me arsyetimin se nuk ka pasur oferta të përgjegjshme.
“Schafberger” sa ishte me kontratën e kaluar, në tetor i ka paguar punëtorët teknikë të saj nën pagën minimale që e lejon ligji. Kjo pati shkaktuar edhe pakënaqësi dhe ka çuar në grevë disajavore të punëtorëve.
Zëvendësohen pa paralajmërim punëtoret teknike të Kuvendit, pas 3 muajsh grevë