Kutia e Pandorës e epokës digjitale
STOCKHOLM – A po rrëshqet bota rrezikshëm drejt një Armageddoni kibernetik? Le të shpresojmë që jo; por le të merremi me kërcënimin, dhe të mendojmë se çka të bëjmë me të.
Shtet pas shteti kanë filluar të shqyrtojnë mundësitë për forcimin e aftësive të tyre ofenzive në hapësirën kibernetike, ndërsa shumë të tjera tashmë e kanë bërë një gjë të tillë. Ky është një eskalim i rrezikshëm. Në fakt, pak gjëra tjera përbëjnë rrezik më të madh për stabilitetin global.
Gati të gjitha shoqëritë në botë janë bërë tepër të varura nga interneti, pjesa më e rëndësishme infrastrukturore tashmë – dhe poashtu infrastrukra mbi të cilën mbështetet të gjitha infrastrukturat e tjera. I ashtuquajturi ‘Interneti i Gjërave’ është term i gabuar; shumë shpejt, do të kemi të bëjmë me “Internetin e Gjithçkaje.” Dhe periudha aktuale nuk është Revolucioni i Katërt Industrial; është fillimi i epokës digjitale, dhe fundi i periudhës industriale poashtu.
Periudha digjitale ka prezentuar dobësinë që hakerët, kriminelët kibernetikë ose akterët e tjerë të këqinj e shfrytëzojnë vazhdimisht për qëllimet e tyre. Por, edhe më alarmante është padurimi i qeverive kombëtare për të bërë luftëra kibernetike ndaj njëra tjetrës.
Ne tashmë e kemi arritur fazën në të cilën secili konflikt ka një dimension kibernetik. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e shkelën Rubikonin në vitin 2010 duke lansuar sulmin Stuxnet ndaj pajisjeve nukleare të Iranit. Tashmë, askush nuk e di se ku fillojnë e ku mbarojnë këto konflikte kibernetike.
Gjërat ishin më ndryshe në botën e vjetër të armëve bërthamore, të cilat janë pajisje të komplikuara e të shtrenjta të bazuara në teknologji të cilën vetëm disa specialistë mund t’i kontrollojnë. Armët kibernetike, krejt e kundërta, janë në përgjithësi të pakushtueshme për t’u zhvilluar ose arrirë, dhe poashtu lehtë të përdorueshme. Si rezultat, edhe shtetet e dobëta e fragjile mund të bëhen fuqi të mëdha kibernetike.
Për më keq, teknologjitë e luftës kibernetike janë përhapur me një ritëm alarmues. Ndërsa ka roje gjithandej për të kontrolluar qasjen në teknologjitë dhe materialet sensitive bërthamore, nuk ka thuajse asgjë për të ndaluar përhapjen e kodeve djallzore softverike.
Për të kuptuar shkallën e kërcënimit me të cilin përballemi, shihni jo më larg se virusin ‘WannaCry”, mes gjërash tjera, i cili thuaj e mbylli Shërbimin e Shëndetit Kombëtar të Britanisë, në muajin maj të këtij viti. Virusi shfrytëzoi dobësinë në sistemin operativ të Microsoft Windows të cilin më parë e kishte zbuluar edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, por që s’e kishte raportuar në Microsoft. Kur doli ky informacion nga NSA-ja, Koreja e Veriut u ngut që ta përdorte, gjë e cila nuk duhet të na befasojë. Në vitet e fundit, Koreja e Veriut ka nisur një numër të madh sulmesh kibernetike anë-e-mbanë botës, më e njohura ndaj Sony Pictures, por poashtu edhe ndaj shumë instituteve të ndryshme financiare.
Dhe, natyrisht, Koreja e Veriut nuk përbën përjashtim. Rusia, Kina dhe Izraeli poashtu kanë zhvilluar armë kibernetike, të cilat po mundohen t’i përdorin në sisteme të ndryshme nëpër botë. Ky kërcënim i rritur është arsyeja e saktë pse shtetet e tjera kanë filluar të flasin për arritjen e aftësive ofenzive kibernetike; ata duan të kenë mbrojtje nga këto sulme të bëra nga fuqitë kibernetike. Siguria kibernetike mbahet si një gjë e komplikuar dhe e kushtueshme; por sulmi kibernetik shihet si i pakushtueshëm dhe seksi.
Problemi është që, ndërsa mbrojtja funksionon në botën nukleare, në botën kibernetike nuk rezulton të jetë e efektshme. Akterët mashtrues – dhe nuk është vetëm Korea e Veriut shembulli i tyre – janë shumë më pak të lëndueshëm se shtetet e zhvilluara në kundërsulmet kibernetike. Ata mund të sulmojnë në vazhdimësi pa rrezikuar pasoja serioze.
Sulmet kibernetike shpesh me origjinë ambige, e bëjnë edhe më të zorshme përdorimin e një teorie racionale për mbrojtjen në botën kibernetike. Identifikimi i palës përgjegjëse, nëse është e mundur një gjë e tillë, merr kohë; dhe rreziku i një gabimi është gjithnjë i pranishëm. Dyshoj që ne do të shohim prova joambige që Izraeli po ndërmerr operacione kibernetike; por kjo natyrisht nuk do të thotë që ajo nuk është fajtore për to.
Në terrin e hapësirës kibernetike, akterët e sofistikuar mund të fshihen pas palëve të treta e të pavëmendshme, të cilat më pas ekspozohen për kundërsulme nga pala nën sulm. Dhe në konfliktin e vazhdueshëm mes shteteve të golfit, të paktën një qeveri mund t’i ketë kontraktuar hakerët të bazuara në vende tjera që të ndërmerrnin operacione kundër një kundërshtari. Kjo metodë e shmangies së përgjegjësisë do të bëhet mesiguri normë.
Në botën e përçarë nga rivalitetet gjeopolitike, ky ambigitet në botën kibernetike mund të prodhojë rezultate katastrofale. Armët nukleare janë në përgjithësi subjekt i sistemeve të qarta, strikte dhe të elaboruara të komandës dhe kontrollit. Por kush mund të kontrollojë legjionet e luftëtarëve kibernetikë në webin e errët (dark web)?
Ne kemi ende në fazat e hershme të epokës digjitale, dhe gjejeni se çfarë do të ndodhë. Qeveritë mund të zhvillojnë sisteme autonome kundërsulmuese që do të mund të çojnë në një varg pasojash krejt të pamenduara.
Armët bërthamore do të bëhen armët kryesore në luftëra. Karta e Kombeve të Bashkuara afirmon të drejtën e të gjitha shteteve anëtare për t’u vetëmbrojtur – një e drejtë që, është e hapur për interpretim në një botë kinetike e të digjitalizuar. Karta poashtu prekë ligjin ndërkombëtar, veçanërisht kur flitet për infrastrukturën e civilëve e joluftuesve në zonat e konfliktit.
Deri këtu, përpjekjet për vendosjen e një rendi dhe të normave universale në kohën e hapësirave kibernetike ka dështuar. Është e qartë që disa shtete duan të mbrojnë lirinë e tyre të veprimit në këtë fushë.
Por kjo përbën një rrezik të madh. Siç thotë NSA-ja, nuk ka ndonjë mënyrë për të kufizuar qasjen destruktive me armët kibernetike, dhe nuk ka ndonjë arsye për të shpresuar që rregullat e përmbajtjes që aplikoheshin në kohën nukleare do të kryejnë punë edhe në epokën kibernetike.
Fatkeqësisht, një marrëveshje detyruese ndërkombëtare për të kufizuar zhvillimin dhe përdorimin e armëve kibernetike sulmuese në situata jo-luftuese është ndoshta shumë larg. Në ndërkohë, ne duhet të kemi më shumë vëmendje për shtimin e rreziqeve, dhe nxitjen e qeverive për të zhvilluar aftësitë mbrojtëse më shumë se ato sulmuese. Një garë armësh në hapësirën kibernetike nuk ka fitues. | Project Syndicate | Periskopi