Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të bëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, në mënyrë që të arrihet mbështetja e shumicës së anëtarëve në Komitetin e Ministrave të KiE-së për pranimin e Kosovës.

Ndaj, qëndrimit të Qeverisë gjermane, ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, i cili e ka quajtur këtë veprim si një gabim i keq.

“Më vjen shumë keq për qeverinë time gjermane, në të cilën Ministrja e Jashtme, Ana Baerbock, që  është nga partia ime, mori këtë vendim strategjikisht të gabuar për të frustruar dëshirën e Kosovës për të ecur përpara me integrimin hap pas hapi në institucionet evropiane. Gabim i keq!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman, në platformën “X”

Shpërndaje në: