Kusherinjtë për dasma, jo për qeveri: Ja çka thoshte Kurti para pak muajsh

Kusherinjtë për dasma, jo për qeveri: Ja çka thoshte Kurti para pak muajsh

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, dikur ishte kritik i ashpër i punësimeve në baza partiake e familjare. Por, duket se pushteti prish edhe bindjet e shprehura më me pasion. Së fundi, dy familjarë të anëtarëve të VV-së u punësuan në funksionin e këshilltarëve politikë – dhe kjo ka irrituar shumë qytetarët që vuajnë ende nga papunësia.

Kur Periskopi dje lajmëroi opinionin se axha i Glauk Konjufcës, Rabiti, ishte punësuar si këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes – simpatizantët e Vetëvendosjes u ngutën që ta mbronin.

Ata thanë se pozicioni i “këshilltarit politik” nuk ishte i njëjtë si ai i “stafit civil” ani pse, nuk është e thënë që “këshilltari politik” të emërohet gjithsesi në baza familjare e partiake.

Edhe Naim Uka, i vëllai i deputetit të VV-së Fitim Uka, u punësua si këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë – që ndodhet nën zjarr aktualisht për shkak të masave më shtrënguese që hynë në fuqi prej dje (7 prill).

Por, Albin Kurti ka ndërtuar imazhin e tij prej politikani pikërisht duke kundërshtuar [me të drejtë] favorizimin e familjarëve në punësim, shkruan Periskopi.

Kurti, që argëtonte simpatizantët e partisë së tij, me shpjegimin se çka e kishte familjarisht Glauk Konjufcën, tashmë del se do ta ndjek vetë atë.

”Baba i nanës të babës së Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem” – kishte shpjeguar z. Kurti para elektoratit.

Pra, kjo nënkupton se ai e ka të afërm edhe z. Rabit.

Sidoqoftë, ja çka thoshte Kurti dikur për një çështje të tillë./Periskopi

Shpërndaje në: