Kush tjetër? Lewandowski i jep epërsinë Bayernit në finalen ndaj Dortmund

Kush tjetër? Lewandowski i jep epërsinë Bayernit në finalen ndaj Dortmund

Robert Lewandowski duket se po vazhdon edhe këtë sezon me avazin e njëjtë – duke shënuar gola.

Ylli polak ka shënuar një tjetër gol, në ndeshjen e dytë radhazi me Bayern këtë edicion, përcjell Periskopi.

Lewa gjeti golin në minutën e 40’ të finales së Superkupës, mes Bayern dhe Dortmund.

Ai shfrytëzoi mirë një harkim në zonë, duke lëshuar një goditje të fortë me kokë.

Më poshtë mund ta shihni golin. /Periskopi/

Shpërndaje në: