Kush nuk i pa? Kështu u ekzekutuan penalltitë e finales Chelsea – Liverpool
Liverpooli ka triumfuar në finalen e Kupës FA, aty ku mposhti Chelsean. Si zakonisht, ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras dhe pa gola. Pa gola u mbyllen edhe vazhdimet, duke lënë që gjithçka të përcaktohet në penallti.
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan “Të Kuqtë”, të cilët fituan me rezultatin 5:6.
Cesar Azpilicueta dhe Mason Mount ishin futbollistët që dështuan të shënonin nga pika e bardhë te skuadra e Chelseas.
Në anën tjetër, Sadio Mane ishte i vetmi që nuk shënoi te Liverpooli.